Shukri Buja: Kryetar i degës jam që 11 vjet këtë nuk e ka kontestuar askush

PUBLIKUAR

Ish kryetari i Lipjani Shukri Buja sipas burimeve të arbresh.info do të shkarkohet nga detyra e tij si kryetar i degës së PDK-së në këtë qytet.

I kontaktuar nga arbresh.info ai është shprehur i çuditur me pyetjen duke thënë se këto janë manipulime të mediave.

“Kryetar i degës jam që 11 vjet këtë nuk e ka kontestuar askush. Çka janë këto manipulime të mediave, është jashtë logjikës vetëm si pyetje me u bë. Këto janë spekulime gazetareske të cilat e dezinformojnë opinionin publik”, ka thënë Buja për Arbresh.info.

Kujtojmë se Shukri Buja është shpallur fajtor për veprën penale të mos raportimit të pasurisë. Ai ishte dënuar me një gjobë prej 2 mijë eurove dhe katër muaj burg me kusht.

Buja nuk e kishte deklaruar pasurinë e tij ani pse një gjë e tillë parashihet me ligj.

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...