Shukri Buja i kthehet garës për Kryetar të Lipjanit

PUBLIKUAR

Shukri Buja, i është rikthyer garës për të marrë drejtimin e Komunës se LipjanitKjo u bë e ditur nga Hyzer Rizani, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bëri të ditur kandidaturën e Shukri Bujës për kryetar të Komunës së Lipjanit.

 

 

“Sot, në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së në Lipjan, me propozimin tim dhe me votim unanim të Kryesisë, u nominua zyrtarisht z. Shukri Buja si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, nga Partia Demokratike e Kosovës. Falënderoj nga zemra të gjitha strukturat lokale të PDK-së për bashkëpunimin, angazhimin dhe besimin. Po ashtu, e vlerësoj lart mbështetjen e lidershipit qendror të partisë, që së bashku na japin siguri se fitorja jonë është e padiskutueshme. Gjithashtu, me propozimin tim, z. Shukri Buja do të ushtrojë edhe detyrën e udhëheqësit të Degës së PDK-së në Lipjan”, tha ai.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...