Shukri Buja betohet si Deputet i Kuvendit të Kosovës

PUBLIKUAR

Në fillim të seancës së sotme plenare, tre deputetë, dy nga PDK-ja dhe një nga Lëvizja
Vetëvendosje kanë dhënë betimin e tyre si deputet.
 

Shukri Buja, Fatmir Xhelili dhe Driton Çaushi janë deputetët më të rinj të Kuvendit të Kosovës

Buja do të zëvendësojë Enver Hoxhajn, i cili ka marr udhëheqjen e ministrisë së Punëve të Jashtme, Xhelili zëvendëson Azem Sylën, i cili ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit dhe po ashtu Çaushi zëvendëson Besnik Bislimin, i cili po ashtu ka dhënë dorëheqje nga mandati i përfaqësuesit të popullit në organin më të lart legjislativ në vend.

Çaushi nuk ka qenë i pranishëm në betimin për deputet por ai ka njoftuar Kuvendin me shkrim, që betimin e tij si deputet do ta bëj në seancën e radhës./lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...