Shujta më e mirë e mëngjesit për ta trajtuar depresionin, sipas shkencës

PUBLIKUAR

Nuk ka ndonjë ilaç definitiv për depresionin. Shëndeti mendor është sfidë e vështirë dhe industria mjekësore tërë kohën është duke hulumtuar se si të trajtohen sëmundjet e ndryshme mendore.

Kirurgu mund ta rregullojë një asht të thyer; një doktor mund të përshkruajë ilaçe kundër dhimbjeve në gjymtyrë. Mendja është ndryshe!

Normalisht, kur vuani nga ndonjë sëmundje mendore, gjëja e parë që duhet të bëni është të konsultoheni me psikologun, terapistin, si dhe me miqtë dhe familjen, transmeton Telegrafi.

Por ka edhe disa mekanizma dhe procese të vogla të cilat mund t’i bëjmë vetë për ta përmirësuar gjendjen tonë.

Ushtrimet fizike janë një, e gjëja tjetër është ushqimi, sepse këto të dyja ndikojnë dukshëm në jetën tonë.

Ka shumë studime, duke përfshirë një nga Shkolla Mjekësore e Harvardit, që thonë se ushtrimet fizike dhe ushqimi i shëndetshëm luajnë rol të madh në shëndetin mendor.

Nutricionistja Melissa Brunetti, e cila specializon në lidhjen mes ushqimit dhe shëndetit mendor, thotë se dieta shpeshherë shihet si tretman për depresionin.

“Vlerat ushqyese janë të nevojshme për trurin tonë. Nëse nuk marrim mjaftueshëm vlera ushqyese përmes ushqimit që e konsumojmë, atëherë nuk kemi mjaftueshëm nutrientë për t’i formuluar neurotransmetuesit dhe neurokimikalet tona, ose për ta rregulluar sheqerin në gjak dhe hormonet”, ka treguar ajo.

Sipas saj, dietat e pasura me Omega-3, vitamina B, amino acide, hekur dhe zink janë tejet të shëndetshme.

Brunetti ka një pjatë të preferuar të cilën beson se do t’ju ndihmojë në trajtimin e depresionit: një shujtë e mëngjesit me vezë në tost me drithëra dhe avokado.

Vezët janë të mbushura me amino acido, omega-3 dhe acide yndyrore, avokado është i pasur me një vlerë ushqyese të quajtur triptofan, dhe këto ndihmojnë direkt në trurin tonë.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...