Shujta e mëngjesit që e largon kolesterolin, sheqerin në gjak dhe peshën e tepërt

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Elshani: Policia e Kosovës është e përgatitur për zgjedhjet në katër komunat veriore

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni ka treguar se...

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Shujta e mëngjesit është shujta më e rëndësishme e ditës dhe asnjëherë nuk duhet ta shmangni.

Ka shumë njerëz të cilët besojnë se e mirëmbajnë shëndetin duke e shmangur shujtën e mëngjesit, por ekspertët thonë se kjo gjë është gabim, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertëve, trupi i shfrytëzon shumë rezerva të energjisë për rritje dhe rikuperim gjatë natës kur jemi duke fjetur, prandaj një mëngjes i balancuar mirë na ndihmon t’i mirëmbajmë nivelet e energjisë, por gjithashtu edhe sasitë e proteinave dhe kalciumit të cilat shfrytëzohen gjatë natës.

Mëngjesi e mbush trupin me energji, e rritë përqendrimin dhe i ndihmon trupit të djegë kalori.

Madje, studimet kanë treguar se mëngjesi ndërlidhet me një kujtesë më të fuqishme, me një rrezik të ulët të sëmundjeve të zemrës,  obezitetit, sëmundjeve, etj.

Kur e shmangim mëngjesin, na u rritet dëshira për të konsumuar më shumë ushqim pasi që nivelet e sheqerit në trup janë të ulëta dhe kështu përfundojmë duke ngrënë më shumë gjatë ditës.

Receta e mëposhtme e mëngjesit është një opsion i shëndetshëm se si mund ta filloni ditën.

Kjo recetë e mbështetë procesin e djegies së kalorive, i ulë nivelet e kolesterolit dhe glukozës dhe ju ndihmon ta humbni peshën e tepërt.

Përbërësit kryesorë janë tërshëra dhe farat chia. Farat chia janë të mbushura me omega-3 dhe omega-6, si dhe me veti të fuqishme antioksiduese dhe antipezmatuese të cilat e përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe e luftojnë artritin.

Në anën tjetër, tërshëra është burim i pasur i beta-glukanit, fibër e cila e ulë kolesterolin e keq. Por, gjithashtu është e mbushur me selen, zink, magnez, hekur, fosfor, fibra, proteina, etj.

Përbërësit:

– Një gotë tërshërë
– Katër lugë gjelle fara chia
– Dy gota ujë
– Dy lugë gjelle mjaltë
– Një lugë çaji kanellë
– Pak kripë

Përgatitja:

Vendoseni ujin në një tas, shtojeni kanellën dhe, posa uji të filloi të vlojë, ndaleni nxehjen dhe shtojeni tërshërën.

Vlojeni për pesë minuta tjerë dhe largojeni enën nga nxehja. Lëreni të ftohet për 5 minuta.

Përzijeni dhe pastaj shtojani përbërësit tjerë! /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...