Shuhet Tribunali i Hagës

PUBLIKUAR

Ceremonia e mbylljes së Gjykatës ndërkombëtare për krime në ish Jugosllavinë (ICTY) mbahet të enjten pasdite në Hagë, dhe pas dhjetë ditëve Gjykata e Hagës zyrtarisht do ta ndërpres punën dhe lëndët e pazgjidhura do t’i merr i ashtuquajturi Mekanizmi për Gjykatat Ndërkombëtare Penale.

Në ceremoninë e mbylljes në sallën e kalorësve në parlamentin holandez do të marrin pjesë, në mes tjerëve, edhe mbreti i Holandës Vilim Aleksandar, Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres si dhe gjykatësit dhe prokurorët të angazhuar në këtë Gjykatë.

ICTY’në e ka themeluar Këshilli i Sigurimit i KB më 25 maj 1993 për ndjekje të kryerësve të krimeve të luftës në territorin e ish Jugosllavisë. Gjatë këtyre 24 viteve të punës, Gjykata e Hagës ka proceduar 161 të akuzuar, përkujton gazetametro.net.

Procesi i fundit para ICTY’së ishte shqiptimi i aktgjykimit të plotfuqishëm gjashtë liderëve ushtarak dhe civil të kroatëve të Bosnjës, dhe shpallja e atij vendimi do të mbahet mend për vetëvrasjen e gjeneralit kroat Slobodan Praljak, i cili pasi dëgjoi se i ishte vërtetuar dënimi me 20 vite burgim për krime ndaj myslimanëve në Bosnje dhe Hercegovinë, piu helm në gjykatë.

Proceset ankimore kundër vendimeve të Gjykatës të liderëve të Republika Serpska’s Radovan Karadzic dhe Ratko Mladic të dënuar për gjenocid në BeH dhe kundër liderit të radikalëve serb Vojislav Seselj si dhe të kroatëve të Vojvodinës do t’i përfundojë Mekanizmi për Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Para këtij Mekanizmi do të mbahen edhe gjykimet e përsëritura liderëve të sigurimit shtetëror serb Jovica Stanisic dhe Frank Simatovic, të akuzuar për krime të kryera në Kroaci dhe BeH

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...