Shtypni KËTË PIKË në dorë dhe dhembja e kokës menjëherë do të pushojë (video)

PUBLIKUAR

Teknikë vërtet efikase që të çliroheni nga dhembja e kokës. Herën tjetër kur t’ju dhemb koka, provoni të aplikoni këtë që po shihni në video.

Do të befasoheni se sa është efikase, transmeton Telegrafi.

Akupresura është vërtet metodë efikase e cila është shumë frytdhënëse kur është fjala te dhembja e kokës, dhembja e qafës dhe e supeve.

Ndiqni lëvizjet nga ky xhirim dhe shikoni cilat janë pikat kryesore për dhembje koke.

Vendosni gishtin e madh dhe gishtin tregues në qafë (si në xhirim) dhe tërhiqeni nga fundi në majë, përkatësisht deri në zverk.

Kur të arrini në lugun natyral në të cilin vetvetiu gishtat futen, e keni gjetur pikën e vërtetë.

Mbajeni në mend, kurrë nuk duhet bërë masazh unazave, por vetëm anash. Edhe më e rëndësishme është pika në shuplakë midis gishtit të madh dhe gishtit tregues.

Pikat paraprake janë të rëndësishme, mirëpo nëse dëshironi t’i gjeni edhe të tjerat, shikoni xhirimin. Njëra është në majë të kokës, në nivel me majat e veshëve, pastaj pika midis vetullave, pastaj katër gishta nën gju, nga ana e djathtë e kërçikut.

Bëni masazh disave prej këtyre pikave, duke shtypur deri në atë masë që të hetoni dhembje të këndshme, nuk është mirë të jetë e pakëndshme, ndërsa dhembja e kokës vetvetiu do të eliminohet./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...