Dy diplomatë të Perëndimit kanë thënë sot në Nju Jork se votimi i pritur i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një rezolutë që kërkonte ndaljen e menjëhershme të ndërtimit të vendbanimeve izraelite në tokat e okupuara palestineze, është shtyrë për kohë të pacaktuar.
Të dy diplomatët, të cilët kanë njohur rreth këtij proces, kanë folur në kushte anonimiteti, për shkak se nuk kanë qenë të autorizuar të japin këtë informatë, raporton AP, përcjell Express.
Njëri nga diplomatët ka thënë se votimi është shtyrë për kohë të pacaktuar, me Egjiptit që iu është përkulur presionit të Izraelit.
Sot më herët, një diplomat perëndimor tha për Reuters se presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, e kishte udhëzuar misionin egjiptian të OKB-së që të shtynte votimin./Express/


