Shtyhet përsëri gjykimi për tradhti i Yanukovychit

PUBLIKUAR

Gjykata ukrainase e ka hedhur poshtë kërkesën e ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, për t’i dhënë edhe një muaj kohë për t’u njohur me rastin. Seanca është shtyrë për datën 10 gusht.

Gjyqtari Vladyslav Devyatko, nuk e ka miratuar kërkesën e avokatit Vitaliy Meshechek, për ta shtyrë seancën edhe për një muaj.

Meshechek është avokat që është përzgjedhur nga shteti, pasi avokatët e mëparshëm të Yanukovychit, janë tërhequr nga rasti, pasi ish-presidenti i ka informuar se nuk ka nevojë për shërbimet e tyre.

Yanukovych ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e gjykimit, pasi akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht.

Gjykata më pas ka vendosur t’i caktojë ish presidentit, një avokat të përcaktuar nga shteti.

Yanukovych është larguar nga zyra më 2014 për në Rusi, pas protestave të cilat e dënonin rregullimin e marrëdhënieve të Ukrainës me Moskën.

Prokurorët janë duke kërkuar burgim të përjetshëm për Yanukovychin, i cili është i akuzuar për tradhti, për cenimin e integritetit territorial të Ukrainës dhe nxitjen e agresionit rus.

Pasi ai u largua, Rusia e aneksoi Krimenë dhe mbështeti separatistët në lindje të Ukrainës.

Nga luftimet mes foracve qeveritare dhe separatistëve prorusë në atë rajon, kanë vdekur më shumë se 10,000 persona. /REL/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...