Shtyhet gjobitja për shoferët me targa ilegale, Policia del me një njoftim

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do ta vazhdojnë edhe më 21 nëntor do masën e qortimit të shoferëve me targa ilegale serbe. Shqiptimi i gjobave, ndërkaq, është shtyrë për 22 nëntor, raporton Gazeta Express.

Sipas Policisë, shqiptimi i gjobave prej 150 eurosh do të zgjasë deri më 21 janar 2023. Deri sot janë shqiptuar 1,740 qortime për shoferët që refuzuan t’i ndërronin targat e automjeteve të lëshuara nga Serbia.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka përcjellë dhe vlerësuar zhvillimet në vend duke bërë vlerësime profesionale konform të cilave ka ndërmarrë masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Policisë.

Për çështjen e targave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë udhëtuar drejt Brukselit. Ndërkombëtarët po përpiqen t’i nxisin ata që të hënën ta arrijnë një marrëveshje për këtë.

SHIKO MË SHUMË

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje...

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...

Hoti publikon shifrat: Disa ministri nuk realizuan as 1% të investimeve kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për realizimin...