Shtrenjtimi i rrymës, LDK paralajmëron dërgimin e rastit në Gjykatën Kushtetuese

PUBLIKUAR

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, me anë të një konference për media ka treguar përmbajtjen e komenteve, të cilat partia e saj i ka dërguar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

Bajrami ka thënë se shpërndarja e subvencioneve të qeverisë duhet bërë për të gjithë qytetarët pa dallim, e jo vetëm për ekonomitë familjare që shpenzojnë deri në 600 KW.

Kemi pa se Qeveria e Republikës së Kosovës ka zotuar 75 milionë euro, me të cilët ka vendosur të subvencionojë ekonomitë familjare deri në 600 KW dhe sektorin e biznesit, konsiederojmë se shpërndarja e subvencionimit duhet të bëhet për të gjithë qytetarët pa dallim, sepse ndarja e 600 KW as nuk është ndarje në bazë të standardit të jetesës, e as nuk është kurfarë kriteri që do të kontribojnë në përmirësimin e jetës së qyetarëve”, u shpreh Bajrami në konferencë, transmeton Express.

“Kemi propozuar që Qeveria ta ulë tatimin mbi vlerën e shtuar për energjinë elektrike në zero”, u shpreh ajo ndër të tjera.

“Ne konsiderojmë që ngritja e tarifave do e rëndonte jetën e qytetarvëve tanë, andaj kemi propozuar që komplet në vitin 2022 të mos ketë ngritje të tarifave”, tha Bajrami ndër të tjera.

Ajo tha se “jemi zotuar që nese propozimet e tilla kalojnë, Lidhja demokratike e Kosovës do e sfidojë një vendim të tillë edhe në Gjykatën Kushtetuese”.

SHIKO MË SHUMË

Pritjet në kufi, gjendja sot nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten pa fluks mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve...

IHMK tregon si do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se të premten vendi do të përfshihet nga...

Kryesia Qendrore e LDK-së rreshtohet pas Abdixhikut, i jep mbështetje të plotë

Kryesia Qendrore e LDK-së është rreshtuar në krah të kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku...