Shtohen tensionet në Hong Kong para festës kombëtare kineze

PUBLIKUAR

Autoritetet i kanë arrestuar së paku dy figura të rëndësishme të protestuesve në kohën kur Hong Kongu po përgatitet për ta shënuar 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Ky përvjetor shënohet të martën.

Policia e ka ndaluar mbajtjen e një proteste të madhe, të organizuar nga Fronti Civil për të Drejtat e Njeriut. Sidoqoftë, protestuesit janë zotuar se do të dalin në rrugë më 1 tetor për ta shfaqur zemërimin e tyre lidhur me shkeljen e të drejtave nga pushteti kinez.

Të hënën, aktivisti Ventus Lau dhe aktori Gregory Wong u arrestuan nën akuzat lidhur me një incident që kishte ndodhur më 1 korrik, kur protestuesit kishin hyrë me dhunë në ndërtesën e kuvendit dhe e kishin dëmtuar atë.

Në anën tjetër, kryetarja e qytetit, Carrie Lam, bashkë me një delegacion prej 240 personash, përfshirë politikanë kinezë, liderë biznesesh dhe shefa të medieve, u nisën drejt Pekinit për të marrë pjesë në ceremoninë festive të së martës.

Autoritetet kineze i kanë shtuar masat e sigurisë në prag të shënimit të festës kombëtare. Forca të shumta policore janë vendosur nëpër rrugët e Pekinit dhe rrethinës së tij. Në kryeqytetin kinez pritet të mbahet një paradë ushtarake të martën, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...