Shtohen ateistët; Sondazhet në Turqi: Shumë njerëz braktisin fenë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Në Turqi, gjithmonë e më shumë njerëz po i kthejnë shpinën fesë. Sondazhet e fundit tregojnë se numri i ateisteve është rritur dhe faji për këtë, duhet kërkuar sipas eksperteve, tek politikat e Erdoganit.

Qarqet konservatore fetare ne vend pretendojnë se Shoqëria turke është e përberë 99% prej myslimaneve.

Edhe Ministria për Çështje Fetare DIYANET, në të dhënat e publikuara ne 2014-ën, thoshte se 99,2 % e popullatës së Turqisë deklarohen si myslimane.

Por anketimi i realizuar nga instituti prestigjoz për hulumtimin e opinionit, Konda, tregon se numri i njerëzve qe e quajnë veten ateistë është gjithmonë e më i madh.

Parë nga të dhënat e Institutit, numri i ateisteve është trefishuar këto 10 vitet e fundit, ndërsa përqindja e atyre që deklarohen si myslimanë ka renë nga 55 në 51 %. Studiues të teknologjisë thonë se feja islame është më shumë sesa thjesht një ritual.

“Nëse një njeri është fetar apo jo, kjo duhet të varet edhe nga përkatësia e tij etnike apo vlerat që përfaqëson. Nëse e shohim vetëm nga praktikimi i besimit, atëherë në Turqi janë myslimanë vetëm rreth 60 % e njerëzve”, thonë ata.

Erdogani ka për qëllim që te ushtrojë presion ndaj njerëzve që ta pranojnë këtë lloj besimi, ndaj shumë prej tyre janë larguar nga feja, thotë, Selin Özkohen kryetari i shoqatës së ateistëve, i cili shton se një nga arsyet perse sondazhet tregojnë këto shifra sot është se turqit po bëhen me të guximshëm, e po deklarohen ateiste./tch/

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...