Shteti kokëposhtë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Opinion nga Adnan Rrustemi

Dy anët e një vepre të dëmshme, qoftë edhe penale, janë: veprimi në kundërshtim me rendin ligjor të gjërave, si dhe mosveprimi brenda përgjegjësive apo/dhe mundësive për të parandaluar një shkallmim të caktuar. Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera shtetërore, që këtu e tutje, edhepseduhet të dallonin, mishërojnë shtetin, dhe jo vetëm për faktin e kapjes së tij, por edhe për mungesën e hapësirës publike përtej qeverisë. Kjo,nuk  flet për vogëlsinë e shtetit si strukturë dhe kapacitete, apo për qeverinëmaksimale si ndërhyrje ethellë në jetën publike të brendshme, por veçmas për mungesën e shtetit dhe tëqeverisësë mirëfilltë në raport me sovranitetin dhe integritetin shtetëror.

Në raport me interesat shtetërorë dhe qytetarët, qeveriaaktuale portretizon sheshazi një të pandehur që, herë ndërmerr veprime të jashtëligjshme në dëm të shtetit e të shtetasëve,siçështë rasti me Demarkacionin, “Zajednicën” dhe me dialogun pa kushte me Serbinë, si dhe luftimin e opozitës,  e herë tjera nga mosveprimi dhe bërja e strucit, duke toleruarcenimin e integritetit dhe sovranitetit para hundës së tyre e duke e vënë shtetin deri në poshtërim, në rastet si zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, vizitat dhe deklaratat e funksionarëve serbë, veprimet antishtetërore të Listës Serbe, lagjen “Kodra e Diellit” nëZveçan, shtatoren e Car Lazarit në Mitrovicë, tëKralMilutinit nëGraqanicë, e kurorat me lule tëJabllanoviqit në Koshare.

Qeveria-shtet është mbërthyer kokë e këmbë në vorbullën e akteve të dëmshme dhe tëpazotësisë për t’u përballur me problemet që po e mbajnë peng deri në rrezikim të subjektivitetit të shtetit nga krimi e korrupsioni me bazë në partitë në pushtet, mosfunksionimi i shtetit të së drejtës, rrëshqitja drejt ndarjes së veriut dhe legalizimi për ditë e më shumë i strukturave paralele të Serbisë së Kosovë.Avazi i tëhuajsimit të shtetit, me Isa Mustafën, KadriVeselin dhe Hashim Thaçin në krye, rrezikon të shndërrohet në një “zakon” dhe në një gjë krejt normale, duke na sjellë së paku dy rreziqe afatgjatë: së pari, disfunksionalietin shtetëror dhe nënkuptimin e pranisë së Serbisë, dhe së dyti, legjitimimin e pazotësisë për shtetëndërtim dhe mirëqeverisje.

Sado të diskutueshme qofshin, këto bartin një mesazh të qartëi cili duhet trajtuar me seriozitet, që na detyron ti japim fund kësaj qeverisje një orë e më parë. Mjafton të shohim teksa rritet dhe gjallon trashëgimia e Millosheviqit dhe Sheshelit, jo vetëm në Serbi, por edhe në Kosovë, duke hapëruar me shpejtësi, që në raport me neve përmbush para syve tanë fundosjen e Republikës.

 

Refuzimi për të ndërhyrë, qoftë edhe për të reaguar dhe shpallur si të papranueshme veprimet e fundit të Serbisë, përveçse është aprovim, shënjon reduktimin e vazhdueshëm të subjektivitetit të shtetit dhe kufizim çdo ditë e më tepër në qarkun e oborrit të Qeverisë, dhe atë e kushtëzuar nga Lista Serbe .

 

Isa Mustafa dhe KadriVeseli, po e ndajnë qeverisjen e Kosovës parasëgjithash me Serbinë dhe zgjatimet e saja, dhe vetëm më pas ndërmjet vete. Hapësira territoriale, por edhe politike e organizative po modelohet vazhdimisht në atë mënyrë që ngado që të shihet, të përmbush pretendimet se Kosova është e tyre, gjersa vetëm çfarë duhet të jetë, nuk është; shtet i pavarur, funksional dhe me sovranitet të shtrirë në tërë territorin e saj.

 

Shteti dhe sovrantiteti nuk mund të jenë çështje perceptimesh. Ai ose është ose nuk është; sovraniteti ose ushtrohet ose jo. Ndërsa, nënshtrimi i Qeverisë Mustafa me rastin e përurimit tëlagjes “Kodra e Diellit” dhe zbulimit tështatores së Car Lazarit, ështëlajtmotiv që shoqëron çdo veprim të tij kur bëhet fjalë për Serbinë, duke zgjeruar përmasat e ndërhyrjes së saj, nga niveli territorial i deritanishëm, edhe në atë politik, organizativ dhe shoqëror. Nëse para dialogut politik kishim vetëm strukturat paralele që mbanin peng veriun, tani kemi legjitimim të tyre dhe Listën Serbe bashkë me kushtëzimet e saja.

 

Përkundër qëndërhyrja e Serbisë po thellohet, dhe po na shfaqet në forma të ndryshme, deklarimet e qeveritarëve të Kosovës po mbesin të njëjta. Këta, vazhdimisht përdorin të njëjtat fraza, të thata e të gënjeshtërta, që në thelb na flasin vetëm për mendësinë nënshtruese me efekt deri në legjitimim të veprimeve serbe,përderisa Isa Mustafa, KadriVeseli dhe HashimThaçi pa çarë kokën për Serbinë, ngarendin për të plaçkitur pasurinë publike dhe rehatimin e militantëve të tyre në institucione, qoftë edhe me çmimin për të falur 8000 hektarë tokë shtetërore, mundësim të “Zajednicës”, e mbushje të territorit të Republikës më buste të figurave që, në mënyrë eksplicite  simbolizojnë deri në përligjje politikat shfarosëse të Millosheviqit.

Adnan Rrustemi

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...