Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin në Londër

PUBLIKUAR

Militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Urën e Londrës (London Bridge), ku u vranë shtatë persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, kanë raportuar agjenci të lajmeve duke cituar një faqe të grupit ekstremist.

 

“Pjesëtarë të Shtetit Islamik kanë kryer sulmin në Londër”, është thënë në postim.

Këto lajme bëhen të ditura pasi Policia britanike ka thënë të dielën, se ka arrestuar 12 persona në lindje të Londrës, gjatë hetimeve lidhur me sulmin që ndodhi të shtunën.

Deri më tash shtatë persona kanë mbetur të vdekur dhe të paktën 36 të tjerë janë lënduar pasi një furgon doli jashtë rrugës dhe goditi disa këmbësorë, raporton Rel.

Tre sulmuesit më pas dolën nga furgoni dhe sulmuan disa njerëz me thika në një restorant, afër Borough Market. Që të tre janë vrarë nga Policia pak minuta pas sulmit. Identitetet e tyre ende nuk janë bërë të ditura.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...