Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin në Stamboll

PUBLIKUAR

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në një klub nate në Stamboll, në orët e para të Vitit të Ri 2017, nga i cili u vranë 39 vetë dhe u plagosën 69 të tjerë.

Në kumtesën e sotme të Shtetit Islamik theksohet se “një ushtar i kalifatit” e ka kryer sulmin atje ku “festonin të krishterët, mohues të religjionit”.

Të përditshmet turke, Hurriyet dhe Karar, kanë raportuar sot herët në mëngjes se zyrtarët e sigurisë së Turqisë kanë shprehur dyshime për involvimin e Shtetit Islamik në këtë masakër. Gazetat, po ashtu, kanë raportuar se i dyshuari, me gjasë, ishte nga Uzbekistani ose Kirgizia, transmeton Evropa e Lirë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...