Shtetet amerikane kundër Shtëpisë së Bardhë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Kryetari Imri Ahmeti uron Kurban Bajramin

Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka uruar festën e Kurban Bajramit.   Postimi plotë: Të nderuar...

Tre shtete të tjera amerikane i janë bashkuar Hauait në kundërshtimin e urdhrit ekzekutiv të shefit të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, që ndalon hyrjen e udhëtarëve nga 6 vende me shumicë myslimane.

Oregoni thotë se urdhri dëmton banorët, punonjësit, universitetet, sistemin shëndetësor dhe ekonominë. Argumenti i Uashingtonit është se vendimi i ri i Presidentit ka të njëjtin motivacion të paligjshëm si fillestari dhe i cenon sërish qytetarët, edhe pse në masë pak më të vogël se i pari.

Masaçusets e përshkruan si diskriminues dhe një përpjekje antikushtetuese për të përmbushur një zotim të fushatës. Nju Jorku, ndërkohë, i qëndron linjës së ndjekur që në fillim e thotë se është praktikisht i njëjti urdhër bllokues për myslimanët, vetëm se me emër tjetër.

Më herët, disa avokatë të shtetit ishull Hauai, ngritën padi në një gjykatë federale të kryeqytetit Honolulu, duke argumentuar se urdhri i ri do të dëmtonte myslimanët e këtij shteti, turizmin dhe studentët e huaj. /TopChannel

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...