Policia e Kosovës e ka intervistuar një shtetase të Serbisë, pasi e njëjta dyshohet se e ka kaluar kufirin në mënyrë ilegale, shkruan Gazeta Express.
Sipas policisë e dyshuara është intervistuar me datë 02.12.2021, dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në procedurë të shpejtë në Gjykatë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Domarovc të Ranillugut.
“Fsh. Domarovc, Ranillug , 02.11.2021- 05:25. Në PKK-Dheu i Bardhë, pas verifikimit në sistem ka rezultuar se e dyshuara femër serbe, me qëllim të shmangies së kontrolleve kufitare me datë 26.11.2021 ka hyrë në Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale. E dyshuara është intervistuar me datë 02.12.2021, dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në procedurë të shpejtë në Gjykatë”, thuhet në njoftimin e policisë.


