Shtëpia e Bardhë i kërkon 2.5 miliardë dollarë për koronavirusin

PUBLIKUAR

Administrata e presidentit Donald Trump ka kërkuar nga Kongresi që ta miratojë ndarjen e 2.5 miliardë dollarëve për ta luftuar koronavirusin dhe efektet e tij, përfshirë më shumë se 1 miliardë dollarë për vaksina.

Në kohën kur tregjet financiare po shënojnë rënie për shkak të shqetësimeve rreth ndikimit që do ta ketë koronavirusi në ekonominë botërore, administrata amerikane po synon të dëshmojë se është e përgatitur për ta luftuar virusin e ri, pavarësisht numrit të vogël të personave të infektuar në Shtetet e Bashkuara.

Koronavirusi tashmë është përhapur në 29 shtete dhe territore jashtë Kinës. Më së shumti raste janë shënuar në Korenë Jugore, Iran dhe Itali.

“Sot, administrate do ta dërgojë në Kongres planin për financim shtesë prej 2.5 miliardë dollarësh për ta shpejtuar zhvillimin e vaksinës, për ta rritur nivelin e gatishmërisë dhe për të siguruar pajisje shumë të nevojshme”, tha Rachel Semmel, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Nga 2.5 miliardë dollarët e kërkuar, 1.5 miliardë prej tyre paraqesin fonde të reja dhe të paplanifikuara më parë. Pjesa tjetër do të ndahej nga fondet e parapara në buxhet, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Ndaj kësaj kërkese reagoi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila e kritikoi Shtëpinë e Bardhë për shumën e vogël që e ka kërkuar nga Kongresi në krahasim me shkallën e emergjencës.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...