Shtëpi në rrota: Brenda kamionit që nuk mungon asgjë (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Sigurisht se secili prej nesh ëndërrojmë që një ditë të kemi një shtëpi mobile të cilën mund ta dërgojmë kudo që kemi dëshirë, brenda të cilës nuk do të na mungojë asgjë.

Kompania Volkner Mobil Performance S, ka prodhuar një kamion 12 metra të gjatë, ku brenda është ndërtuar një shtëpi luksoze e cila i ka të gjitha sikurse një vilë, transmeton Telegrafi.

E veçanta e saj është se përveç kuzhinës, dhomës së gjumit, sallonit e tualetit, nën të ekziston një hapësirë e veçantë që mund të parkohet edhe një veturë e vogël të përmasave të Ferrari, Porsche, Mercedes apo edhe BMW.

Fal një mekanizmi special, vetura nxirret nga ky kamion dhe sërish futet brenda sikur të ishte në garazh.

Ndërkaq të gjithë ata që dëshirojnë ta kenë një kamion të tillë duhet t’i paguajnë plot 1.7 milion dollarë, në të cilin luksi nuk mungon dhe ka hapësirë të mjaftueshme edhe për mysafirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...