Shtatë tërmete janë regjistruara gjatë natës në rajonin e Pejës

PUBLIKUAR

Rrjeti sizmologjik i Kosovës ka regjistruar shtatë tërmete në rajonin e Pejës gjatë natës së kaluar. Pos tërmetit të parë që është ndjerë rreth orës 22:03 minuta i cili ka qenë 3.8 shkallë të Rihterit, të tjerët ishin të intensitetit më të ulët.

Shemsi Mustafa, udhëheqës i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës i ka thënë TV ‘Dukagjini’-t, se që nga tërmeti i parë që u regjistrua mbrëmë në orën 22:04 minuta e deri në orën 08:55 minuta të mëngjesit të sotëm, ky rrjet ka regjistruar 7 tërmete, por me intensitet më të ulët sesa i pari.

Ndërkohë sipas TV ‘Dukagjinit’, nuk raportohet për dëme të shkaktuara nga këto lëkundje në rajonin e Pejës.

Autoritetet lokale dhe rajonale nuk kanë të dhëna për dëme të regjistruara. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Uran Ismaili për raportim në Komision: Nuk po kërkojmë të thërrasim Kurtin, por ministrin e Shëndetësisë

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të...

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetasejse...

Kërcënohet ish- gazetarja dhe aktivistja feministe Anita Nikaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK)...