Shtatë luftëtarë të Haftarit vriten nga sulmi me dron në Libi

PUBLIKUAR

Së paku shtatë luftëtarë të Ushtrisë Kombëtare Libiane, të cilët janë ushtarë besnikë të gjeneralit Khalifa Haftar, janë vrarë gjatë natës së kaluar gjatë një sulmi me dron në pjesën jugore të kryeqytetit libian, Tripoli.

Lajmin për vrasjen e tyre e ka bërë të ditur një burim ushtarak.

Ushtria Kombëtare Libiane, e cila është e shtrirë kryesisht në pjesën lindore të vendit, ka njoftuar se e ka rrëzuar një dron të dielën në pjesën jugore të Tripolit, pa dhënë hollësi të tjera.

Në përleshjen më të fundit që nga rrëzimi nga pushteti i Muammar Gaddafit në vitin 2011, forcat e gjeneralit Haftar nuk kanë arritur nga marrin kontrollin e Tripolit nga qeveria e njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Dështimi i këtyre forcave ka ardhur edhe pas luftimeve të ashpra që kanë sjellë zhvendosjen e dhjetëra mijëra civilëve nga shtëpitë e tyre, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...