Shqiptari nuk pranon divorcin, plagos prindërit dhe vëllain e ish-gruas (Video)

PUBLIKUAR

Kishte kohë që ishte ndarë nga bashkëshortja dhe kishin filluar procedurat e divorcit. Rreth orës 20:30, 37-vjeçari Marjan Levanti shkoi tek banesa e ish-gruas së tij, e cila jeton bashkë me prindërit dhe të vëllain.

Pas një konflikti me fjalë, duke i kërkuar llogari për ndarjen, Marjan Levanti plagosi me thikë ish-vjehrrin Ferit Kocaqi, ish-vjehrrën Qanie Kocaqi dhe ish-kunatin A.Kocaqi.

Tre të plagosurit janë dërguar më spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Dhunës së të riut i ka shpëtuar vetëm ish-gruaja, e cila ka njoftuar më pas policinë.

Duke përfituar nga errësira në zonë, autori i kësaj ngjarje të rëndë ka mundur të largohet. Ndërkohë arratia e tij nuk zgjati shumë, pasi rreth dy orë nga ngjarja është arrestuar nga shërbimet e komisariatit nr 6.

Të plagosur
1. Ferit Kocaqi 72 vjeç
2. Qanie Kocaqi 69 vjeç
3. A. Kocaqi 47 vjeç

Autor:

Marjan Levanti-37 vjeç.

Marjan Levanti është vëllai i ish boksierit, Adrian Levanti. Ky i fundit është ekzekutuar me 7 plumba pistolete në 26 prill të 2013.

Atentati ndodhi në katin e shtatë të pallatit ku banonte, në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Më herët (18 mars 2013) Marjan Levanti kishte plagosur me thikë shtetasin Zef.Gj, komshi, pas një konflikti për zhurmët. Vëllai i Zef. GJ u arrestua si i dyshuar për vrasjen Adrian Levanti, vëllai i Marjan Levanti./ tvklan.al

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...