Shqipëria prin me investime të huaja

PUBLIKUAR

Sipas Institutit të Vjenës, në Shqipëri ka pasur investime prej 923 milionë eurosh, pastaj vjen Serbia me 779 milionë euro. Në Kosovë janë investuar 259 milionë euro.

invest energji shqipëri

Bullgaria dhe Rumania janë vendet, anëtare të reja të BE-së, në të cilat është regjistruar rritje e investimeve të huaja direkte më 2013. Kështu thuhet në Institutin Ndërkombëtar për studime ekonomike në Vjenë, transmetojnë mediet bullgare.
Rumania ka shënuar rekord në rritjen e investimeve të huaja më 2013 në krahasim me vitin 2012.  Vitin e kaluar në këtë vend kanë hyrë 2.7 miliard euro. Bëhet fjalë për një rritje për 27.4 për qind.  Vitin e kaluar investimet direkte në Bullgari arritën 1.09 miliard euro, që është një rritje prej 2.1 për qind.

Ekspertët e Institutit të Vjenës presin më 2014 rritje të investimeve direkte në të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Ndërsa sa i përket vendeve të rajonit, Shqipëria prin me investime direkte të huaja që mbërrijnë gati 1 miliard, ose sipas Institutit të Vjenës, 923 milionë euro, pastaj vjen Serbia me 779 milionë euro, Mali i Zi me 337 milionë euro, Bosnjë Hercegovina 300 milionë euro, Kosova me 259 dhe Maqedonia me 251 milionë euro./albinfo.ch/

SHIKO MË SHUMË

Bedri Hamza: Do t’i ndreqim marrëdheniet me SHBA-në dhe vendet e BE-së

Pas 9 shkurtit, Bedri Hamza ka thënë se qeveria e tij do të nis...

(VIDEO) Bedri Hamza i fton qytetarët në tubimin përmbyllës: Shihemi të shtunën në sheshin Zahir Pajaziti

  Bedri Hamza i ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë masivisht në tubimin përmbyllës...

Goditet grupi kriminal që falsifikonte dokumente, të arrestuarit nga Kosova e Shqipëria

Policia në Shqipëri ka njoftuar se ka goditur grupin kriminal me pjesëtarë shtetas të...