Shqipëria e nis me fitore

PUBLIKUAR

Tri pikë të arta që në ndeshjen e parë, Shqipëria i ka nisur me fitore eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Kuqezinjtë kanë triumfuar në udhëtim me rezultat minimal ndaj Andorrës.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e realizoi sulmuesi, Ermir Lenjani.

Kombëtarja shqiptare ishte më e mirë për 90 minuta dhe ka pasur mundësinë që të shënojë më shumë gola, por e rëndësishme në fund rrëmbyen pikët e plota.

Sfidat e radhës, Shqipëria do të zhvillojë me 28 dhe 31 mars.

Fillimisht do të presë Anglinë, dhe më pas do të luajë në udhëtim me San Marinon.

Në ndeshjet tjera në Grupin I, Anglia e ka shkatërruar 5-0 San Marinon, derisa Hungaria ka barazuar 3-3 me Poloninë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...