Shqipëria dhe Kosova bashkë në nismat rajonale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Politika e jashtme e Shqipërisë ka në themel të saj avancimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në Rajon, ku një mbështetje të fuqishme Shqipëria do të jap për anëtarësimin e Kosovës në të gjitha nismat rajonale.

Kështu është shprehur mes të tjerash ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, në çeljen e konferencës 3-ditore të diplomatëve shqiptarë, mbledhje e cila ishte thirrur për herë të fundit në vitin 2010-të.

“Në themel të politikës sonë të jashtme qëndron avancimi i të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në Rajon. Në këtë drejtim Shqipëria do ti vazhdojë përpjekjet dhe aksionin e saj rajonal dhe ndërkombëtar për të krijuar kushtet dhe konsensusin e anëtarësimit të Kosovës në nismat Rajonale. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën kanë një karakter specifik. Organizimi për herë të parë i mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive tona, dhe nënshkrimi i përbashkët, i deklaratës së partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës, shënoi një fazë të re të një kuadri të lartë dhe të veçantë të arritur në marrëdhëniet tona. Bashkëpunimi ynë me Kosovën është strategjik për ne, stabilizues për rajonin dhe orientues për të ardhmen tonë të përbashkët euroatlantike”, tha ministri Bushati.

Më tej ministri Bushati foli për një të ardhme të përbashkët të Rajonit, çka aktualisht mungon në të gjitha aspektet; infrastrukturore; kulturore apo tregtare. Ai përmendi edhe marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë që synon normalizimin e marrëdhënieve drejt rrugës së pajtimit.

“Procesi i integrimit europian për Ballkanin Perëndimor që mori hov në Samitin e Selanikut në 2003-in, i ka dhënë Rajonit tonë gjithnjë e më tepër, sensin e një të ardhme të përbashkët, çka ka nxitur për rrjedhojë frymën e bashkëpunimit; të mirëkuptimit dhe të fqinjësisë së mirë. Historia e zgjerimit është një histori suksesi, e cila dëshmon para së gjithash angazhimin e vendeve aspirante për një transformim europianizues që ndihmon të ashtuquajturën rikthim në Europë. E tillë është edhe fryma e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë që synon normalizimin e marrëdhënieve si etapa e parë në rrugën e gjatë dhe të vështirë drejt pajtimit. Rajoni ynë edhe pse kemi dëshirë ta quajmë Rajon ende nuk është i tillë; akset e infrastrukturës që na lidhin me BE-në mungojnë; mungojnë akset që na lidhin ndër veti; shkëmbimet tregtare; kulturore apo njerëzore janë ende larg nivelit të dëshirueshëm”, tha më tej Bushati.

Më tej në fjalën e tij ministri Bushati theksoi se epoka e diplomatëve klientelistë ka marrë fund, dhe se shërbimi i jashtëm ka kuptim kur bazohet në meritë. E ndërsa foli për detyrat e shërbimit diplomatik shqiptar ministri tha se primare është kurimi i imazhit të vendit tonë nëpër botë, duke vënë në lëvizje asetet e pashfrytëzuara ku studentët dhe Diaspora Shqiptare mbeten aseti më me vlerë në këtë drejtim.

“Nevojiten diplomatë vetëveprues. Të jesh diplomat nuk është zanat, por është një mënyrë jetese. Shërbimi i jashtëm merr kuptim vetëm nëse bazohet te meritokracia duke shmangur praktikat klienteliste të së kaluarës. Një nga detyrat e shërbimit të jashtëm është përmirësimi i imazhit të vendit tonë në botë. Kjo nënkupton një qasje dinamike të përmirësimit të imazhit pranë investitorëve të huaj dhe qarqeve kulturore mediatike dhe ndërkombëtare. Koha ka ardhur që bashkëpunimi ynë më shqiptarët jashtë atdheut të jetë më i strukturuar. Kudo ku jam takuar me shqiptarët në Lion; Selanik; Nju Jork, Athinë, Milano, kam kuptuar vetëm një gjë: Diaspora është një aset i pashfrytëzuar që duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes sonë”, tha në fund të fjalës së tij ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Konferenca e Ambasadorëve e titulluar “Diplomacia në Veprim” do të vijojë për tri ditë rresht, ku do të flitet për politikën e jashtme dhe rolin e Shqipërisë në Rajon. Hapja e Konferencës u bë sot pasdite nga ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati në prezencën e kabinetit qeveritar, trupit diplomatik të akredituar në Tiranë si dhe ambasadorëve të Shqipërisë nëpër botë.

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...