Shqipëri: Mielli që përdoret në furrat e bukës është i sigurt

PUBLIKUAR

shqip-euml-ri-mielli-q-euml-p-euml-rdoret-n-euml-furrat-e-buk-euml-s-euml-sht-euml-i-sigurt_2_hd

Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë jep garancinë se mielli që përdoret në furrat e bukës është i sigurt, pa ngjyrues apo element të tjerë toksik. Ndryshe nga disa zëra që kanë qarkulluar së fundmi në disa media, ku thuhet se mielli që importohet nga Serbia apo vende të tjera është i kontaminuar, ministri Edmond Panariti i ka quajtur këto pretendime si hipoteza të ngritura mbi asnjë fakt dhe analizë konkrete.

Ministri siguroi qytetarët se mielli që hyn në Shqipëri nga çdo vend importues si Serbia, Belgjika, Gjermania…, kontrollohet që në doganë, dhe më pas edhe në furrat e bukës ku merren mostra në mënyrë periodike nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili deri më tani nuk ka konstatuar asnjë rast abzumi.

“Analizat e Institutit të Sigurisë Ushqimore të kryera në kampione të shumta të miellit kryesisht atij të importit por edhe të miellit të vendit kanë treguar se ky ndotës shumë i rrezikshëm, mungon në miellrat tona, pra mielli ynë është i sigurt nga aflatoksina. Nga ana tjetër ne jemi përqendruar edhe të ndotës të tjerë. Unë inspektova vetë procesin e përgatitjes së bukës, nuk përdoret absolutisht asnjë lloj ingredienti, pra çdo gjë përgatitet në mënyrë të natyrshme, me miell, ujë dhe maja”, tha ministri Edmond Panariti pas inspektimit që kreu në një furrë buke në Tiranë.

Lidhur me disa artikuj të publikuar në disa media ku thuhet se në Shqipëri ka hyrë miell i kontaminuar nga Serbia dhe Rusia ministri u shpreh se këtu nuk ka asgjë të vërtetë. Ai shtoi se kushdo është i lirë të bëjë hipoteza, por këto janë fjalë të pabazuara në fakte, pasi analizat e Institutit të Sigurisë Ushqimore nuk flasin për asnjë lloj ndotësi në miellin që përdoret për bukën në Shqipëri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...

Shukri Buja “ndez motorët” Gadimja me pritje madhështore

Kandidati i PDK-së në Lipjan Shukri Buja ka mbajtur takim në Gadime. Buja nga Gadmija...

“Dridhje nga Sllovia”, Shukri Buja shpalos programin e tij

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka mbajtur takim...