Shqipëri: E përplas makina, humb jetën 15-vjeçari

PUBLIKUAR

florije-peci-dhe-eriselda-gubere-aksidenti-himare-ambulanca-transport-plagosurat-autobusi

Vazhdojnë të përgjaken rrugët e Shqipërisë. Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme, pasi është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zenisht të Matit, ku 15-vjeçari është përplasur për vdekje nga një makinë.

Burime nga policia bëjnë me dije se djali me iniciale M.M, po udhëtonte me biçikletë në rrugët e fshatit ku është përplasur nga një mjet tip fouristradë, që drejtohej nga një bashkëfshatar i tij.

Si pasojë e përplasjes 15-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Burrelit, ndërsa më pas me helikopter është nisur drejt Tiranës, për të marrë një mjekim më të specializuar.

Por ndërhyrja e mjekëve në spitalin e Traumës nuk ka mjaftuar për të mbajtur në jetë 15-vjeçarin.

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...

Shukri Buja “ndez motorët” Gadimja me pritje madhështore

Kandidati i PDK-së në Lipjan Shukri Buja ka mbajtur takim në Gadime. Buja nga Gadmija...

“Dridhje nga Sllovia”, Shukri Buja shpalos programin e tij

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka mbajtur takim...