Shqetësuese: Përsëri rekord rastesh në Gjermani, rritet edhe numri i viktimave

PUBLIKUAR

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 89 të vdekur nga koronavirusi dhe një numër rekord i infeksioneve. Një ditë më parë u regjistruan 85 viktima.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në mbi 10.272, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 16.774 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në mbi 481 mijë. Rekordi i mëparshëm u shënua dje me 14.964 raste për 24 orë.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...