Shprehitë që e rrisin rrezikun e kancerit të mëlçisë

PUBLIKUAR

A e dini se ekzistojnë shumë shprehi të cilat jua rrisin më shumë rrezikun për të pasur kancer të mëlçisë një ditë?

Duke filluar nga konsumimi i tepërt i alkoolit e deri te ekspozimi ndaj kimikaleve të caktuara, mëlçia juaj mund të përfundojë me kancer nëse nuk jeni të kujdesshëm.

Telegrafi ju sjell disa prej këtyre shprehive, nga të cilat duhet të keni kujdes nëse dëshironi një shëndet më të mirë:

Mosha

Njësoj sikurse me llojet tjera të kancerit, edhe kanceri i mëlçisë ka tendenca t’i prekë personat më të vjetër. P.sh., mesatarisht në SHBA kanceri i mëlçisë fillon në moshën 63 vjeçare.

Gjinia

Ekspertët mjekësorë thonë se kanceri i mëlçisë është më shpesh i diagnostikuar te meshkujt sesa te femrat.

Historia familjare

Doktorët thonë se mund të jenë të rrezikuar më shumë nga kanceri i mëlçisë nëse një anëtar i familjes është i diagnostikuar me të njëjtën sëmundje, e kjo kryesisht për shkak të arsyeve trashëguese.

Alkooli i tepërt

Në sasi të moderuar, alkooli ofron disa përfitime shëndetësore. Por, në sasi të tepruara, jeta juaj mund të rrezikohet nga efektet e dëmshme që alkooli i sjellë. E një nga problemet më serioze të konsumimit të tepërt të alkoolit është kanceri i mëlçisë.

Pirja e duhanit

Të gjithë e dimë se ka shumë të këqija shëndetësore që mund të na ndodhin për shkak të pirjes së duhanit. Ka shumë lloje të kancerit që janë të lidhura me pirjen e duhanit, ndërkaq kanceri i mëlçisë është një nga ta. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...