Shprehi jo e mirë: Përse nuk duhet të pimë ujë derisa jemi duke ngrënë

PUBLIKUAR

Nga pirja e ujit gjatë ngrënies, kemi më shumë dëm sesa dobi

Disa nutricionistë thonë se kjo shprehi tret dhe absorbon materiet ushqyese në organizëm.

Ata porosisin që uji të mos pihet gjysmë ore para dhe një orë pas ushqimit, transmeton Telegrafi.

Nëse bash duhet patjetër të pini ujë gjatë ushqimit në mënyrë që më lehtë të përpini ushqimin, pini gllënjka të vogla.

Në të kundërtën, mund të ndodhë rrallimi i rezervave të thartirës klorhidrike në lukth, e cila është kyç për zbërthim të drejtë të ushqimit.

Sasia e madhe e lëngut gjatë ushqimit mund të shkaktojë fryrje, probleme me tretjen dhe pengon absorbimin e drejtë të materieve ushqyese.

Në lukth pH-ja ideale është 1 deri në 2, dhe niveli i tillë i thartirës ndihmon në zbërthimin e albuminave, nxit lirimin e enzimave të tretjes, ndihmon në absorbimin e vitaminave si p.sh. B12 dhe shndërrimin e ushqimit në qull gjë që lehtëson tretjen.

Kur pini ujë gjatë ushqimit i tërë procesi ngadalësohet dhe ndodh fryrja dhe tretja e keqe e ushqimit.

Pra, kur është më së miri të pimë ujë?

Për tretje të shëndetshme gjatë ushqimit pini më së shumti dy decilitra ujë (me gllënjka të vogla).

Gjatë pjesës së mbetur të ditës ujin pini midis racioneve, gjë që do t’ju ndihmojë të përzëni urinë “e rreme” të cilën e ndieni kur jeni të dehidruar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...