Zyrtarët në Houston të SHBA-së shpresojnë se një video e publikuar së fundmi, e cila shfaq momentin kur një djalosh i shpëton trenit për një fije floku në tentim për ta kaluar hekurudhën, do t’i motivojë njerëzit që ta marrin shumë seriozisht sigurinë hekurudhore.
Në vidoe shihet një fëmijë duke i kaluar shinat me shpejtësi teksa treni i afrohet stacionit. Pak sekonda më pas, një djalosh shihet duke ta kalojë hekurudhën. Ai kthehet prapa me shpejtësi kur e kupton se treni po vinte drejt tij, transmeton Express.
METRO, agjencia transit e qytetit, e ka postuar videon e kësaj ngjarjeje në Youtube të bashkangjitur me një mesazh që u bën thirrje prindërve që t’u flasin fëmijëve të vet rreth sigurisë hekurudhore.
Sipas METRO, ky incident ka ndodhur më 16 tetor 2016./Express/


