Shpëtohen 476 migrantë në Mesdhe nga Shërbimi Detar spanjoll

PUBLIKUAR

Të paktën 476 emigrantë u shpëtuan në brigjet jugore të Spanjës pasi u përpoqën të kalonin Detin Mesdhe nga bregu afrikan.

Shërbimi Detar spanjoll njoftoi, përcjell Telegrafi, se të premten dhe të shtunën shpëtuan migrantët nga 15 anije të vogla, por nuk ka informacione për viktima të mundshme.

Kushtet e mira të motit në këtë zonë kanë shkaktuar një valë të re përpjekjesh për të kaluar Detin Mesdhe.

Çdo vit dhjetëra mijëra refugjatë dhe emigrantë përpiqen të kalojnë Mesdheun në kërkim të një jete më të mirë në Evropë dhe mijëra prej tyre mbyten gjatë përpjekjeve.

Sipas Kombeve të Bashkuara, 615 emigrantë kanë vdekur duke kaluar në Mesdhe deri më tani këtë vit dhe gjithsej 22,439 emigrantë kanë arritur në brigjet evropiane, prej të cilëve 4,409 kanë arritur në brigjet spanjolle. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...