Shpërthimi, shefi i policisë së Mançesterit: U krye nga një kamikaz

PUBLIKUAR

Shefi i policisë së Mançesterit, Ian Hopkins ka konfirmuar pistën e terrorizmit në shpërthimin që ndodhi mbrëmjen e së hënës në një sallë koncertesh.

“Personi që sulmoi “Manchester Arena” ka vdekur në vendin e ngjarjes menjëherë pasi ka aktivizuar eksplozivin”, ka deklaruar Hopkins, i cituar nga BBC.

Zyrtari i lartë ka shtuar se hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse personi ka vepruar i vetëm apo ka patur bashkëpunëtorë.

Ndërkohë, kryeministrja britanike Theresa May ka publikuar një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti për familjet e viktimave.

“Ngjarja po hetohet si një sulm i tmerrshëm terrorist”, ka deklaruar May në një komunikatë të shpërndarë nga Downing Street.

Ndërkohë, fushata elektorale në mbarë Britaninë e Madhe është ndërprerë për shkak të sulmit; ndërsa është paralajmëruar një mbledhje e qeverisë dhe Komitetit të emergjencës Cobra, me kërkesë të kryeministres.

Ndërkohë, në vijim të raportimeve BBC bën me dije se numri i viktimave ka shkuar në 22 të vdekur dhe 59 të plagosur, mes të cilëve edhe fëmijë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...