Shpërthimi në Kabul, 29 të vdekur e mbi 100 të plagosur

PUBLIKUAR

Një shpërthim ka ndodhur në mes të një marshi protestues në kryeqytetin afgan, Kabul, duke lënë të vdekur të paktën 29 persona dhe duke lënduar më shumë se 100 të tjerë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Shpërthimi ka ndodhur në sheshin Deh Mazang, ku qindra protestues të minoritetin Hazara marshuan duke kërkuar ndryshimet në rrugën e planifikuar te linjës së energjisë.

Ata janë të inatosur ngaqë linja e planifikuar nuk kalon nëpër zona të populluara nga komuniteti Hazara.

Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, megjithatë disa media kanë raportuar që prapa tij qëndron një sulmues vetëvrasës me bombë.

Askush ende nuk ka marrë përgjiegjësinë për ndonjë sulm.

Zëdhënësi i grupit taleban, Zabiullah Mujaheed ka dërguar një e-mail tek mediat përmes se cilës ka dënuar sulmin dhe ka deklaruar që talebanët nuk kishin të bënin me të.

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...