Shpërthime në zona të banuara dhe luftime intensive në qytetin afër Kyivit

PUBLIKUAR

Luftimet intensive në Mykolaiv po vazhdojnë të hënën, pasi një video tregon shpërthime të reja nga sulmet ushtarake dhe shtëllunga të mëdha tymi rreth qytetit ukrainas që ndodhet rreth 250 milje në jug të Kyivit, përcjell Gazeta Express.

CNN ka gjetur dhe verifikuar autenticitetin e videove.

Në një nga videot, të marra në lagjen Korabelnyi – lagja më jugore në Mykolaiv – shihen shpërthime nga sulmet ushtarake mbi një zonë banimi. Ditët e fundit, përleshjet me zjarr midis ushtrive ukrainase dhe ruse janë përqendruar rreth bazës ushtarake në anën juglindore të qytetit.

Në një video të postuar në Telegram, administratori rajonal për zonën e Mykolaiv, Vitali Kim, pretendoi se rusët po tërhiqeshin pasi humbën dy tanke në një “betejë tankesh” në aeroport. Kim tha gjithashtu se disa nga forcat ruse ishin evakuuar nga zona me helikopter. CNN nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë pretendimet e Kim.

Një video tjetër tregon një shtëllungë të errët tymi që ngrihet nga lagjja veriore e Solyanit.

 

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...