Shpërthim në një kishë në Filipine, lëndohen 16 persona

PUBLIKUAR

Gjashtëmbëdhjetë persona janë lënduar pasi një granatë ka shpërthyer jashtë një kishe katolike, në prag të meshës për Krishtlindje në Filipine, njoftojnë zyrtarët policorë.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin Mindanao në Filipine.

Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin por rebelët myslimanë dhe ekstremistët islamikë janë shumë aktiv në këtë provincë, në të cilën edhe në të kaluarën ka pasur shpërthime të ngjashme, transmeton Express.

Shefi i policisë në qytetin Midsayap, ku ka ndodhur shpërthimi, ka thënë se shumica e të lënduarve ishin duke qëndruar jashtë kishës Shën Nino, në momentin e shpërthimit të granatës. Ai ka njoftuar se në mesin e të plagosurve është edhe një polic.

Policia në këtë qytet ka pranuar informacione se në zonën ku ka ndodhur shpërthimi është edhe një mjet tjetër shpërthyes. Ata kanë rrethuar vendin dhe janë duke kryer hetime.

Forcat e sigurisë përgjatë Azisë Juglindore kanë alarmuar për sulme të mundshme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, përderisa policia në Australi dhe Indonezi kanë njoftuar se kanë parandaluar sulme me bomba./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...