Një shpërthim i fuqishëm e ka goditur sot një zonë afër aeroportit ndërkombëtar të Damaskut.
“Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe mund të dëgjohej edhe në Damask,” ka thënë shefi i Mbikëqyrësit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman, transmeton Express.
Aeroporti ndodhet rreth 25 kilometra në juglindje të kryeqytetit sirian.
Raportohet se shpërthimi u përcoll nga të shtëna të mëdha me armë.
Nuk raportohet për viktima.
As shkaktari i shpërthimit ende nuk dihet./Express/


