Shpërthen vullkani, shpërndan hi në 4 qytete

PUBLIKUAR

Një vullkan në Japoni ka shpërthyer për herë të parë në gjashtë vite dhe ka shpërndarë hi në qytetet dhe qytezat e afërta.

Transmetuesi japonez TBS ka publikuar pamje ku studentët e shkollave të mesme shihen duke mbajtur maska dhe helmeta rrugës për në shkollë në fund të vullkanit Shinmoedake. Banorët kanë thënë se kanë dëgjuar gjëmime të vullkanit dhe se hiri i tij ka rënë në të paktën katër qytete dhe qyteza në prefekturën Miyazaki, transmeton Express.

Dje, një shtëllungë hiri është ngritur 1.700 metra nga karteri, ka thënë Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Vullkani nisi të shpërthejë të mërkurën për herë të parë në gjashtë vite.

Kjo agjenci e ka ngritur alarmin vullkanik në nivelin 3 në një shkallë prej 5. Niveli 3 i paralajmëron njerëzit të mos i afrohen vullkanit. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...