Ka reaguar ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili ka bërë thirrje t’i shporrin qelbësirat që kërkojnë seks një të miture për një vend pune të së ëmës. Ai ka bërë thirrje Prokurorisë t’i nis hetimet ndaj dhunuesit dhe mbrojtësve të tij.
Lexojeni të plotë reagimin
Te dashur miq, nje video tejet tronditese qe deshmon fytyren e vertete te “aleances se qelbesirave”, kreut te saj Edvin Kristaq Rama, qarkullon ne mediat sociale. Nderkohe mesohet se Rama kercenon, nepermjet zedhenesit te tij Tahiri, gazetarin me burg po qe se transmeton videon ne te cilen shfaqet mekembsi i Kokedhimes, apo “kryeministrit te jugut”, siç e ka shpallur ai veten, duke i kerkuat te emes se nje vajze 14 vjeçare marredhenie seksuale me te bijen ne shkembim te vendit te punes per te! Nderkohe mesohet se Policia e Sarandes ka marre ne pyetje vajzen 14 vjeçare ne prani te Koço Kokedhimes duke e kercenuar ate.
Me pare, ne Parlament, kam denoncuar kete kriminel, qe me porosi te Koços rrembente pronat qytetareve te Sarandes duke i kercenuar me jete.
I bej thirrje Prokurorise se Pergjithshme te nise menjehere hetimin dhe te vendose para ligjit kete kriminel, sponsoret dhe mbrojtesit e tij ne nivelet me te larta te “aleances se qelbesirave”! Rruga eshte nje dhe vetem nje: t’i shporrim, t’i shporrim, t’i shporrim qelbesirat!! sb



