Shpërthen “fabrika e kanabisit” në Londër, arrestohen 2 persona (Foto)

PUBLIKUAR

Dy persona janë arrestuar pas shpërthimit në një banesë, e cila dyshohet se ishte kthyer në një “fabrikë kanabisi”. Nga shpërthimi janë plagosur 5 persona.

Policia londineze konfirmoi se dy të dyshuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë duke u marrë në pyetje si për shpërthimin, por edhe për kanabisin që e prodhonin në “kushtet e shtëpisë”.

Një prej fqinjëve të të dyshuarve pretendon se shpërthimi ka ardhur pasi një bombol gazi ka pasur rrjedhje. Mbi 70 zjarrfikës u angazhuan për të shuar flakët që kishin përfshirë “fabrikën” dhe disa banesa përreth.

Ngjarja ka ndodhur në Hornchurch, në lindje të Londrës, ku autoritetet mbyllën rrugët për arsye siguri dhe evakuuan apartamente përreth./ Top Channel

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...