Shpërthejnë përleshjet e armatosura në Tripoli të Libisë

PUBLIKUAR

Luftime të ashpra kanë nisur në pjesën jugore të kryeqytetit libian pasi qeveria e mbështetur nga Kombet e Bashkuara njoftoi se do t’i kundërsulmojë forcat rebele.

Këto luftime erdhën pas tërheqjes së përkohshme të të dyja palëve nga zona e konfliktit. Sidoqoftë, deri tash janë vrarë 220 njerëz.

Ushtarët besnikë të gjeneralit Khalifa Haftar e organizuan një sulm në pjesën e parë të prillit me qëllim të marrjes së kontrollit në Tripoli.

Kryeministri i Libisë, Fayez al-Serra, ka thënë se e dënon heshtjen e aleatëve të tij ndërkombëtarë në kohën kur në vendin e tij po zhvillohen luftime.

Qeveria e udhëhequr nga al-Serra ka njoftuar se i ka kryer shtatë sulme ajrore në zonat e kontrolluara nga Ushtria Kombëtare Libiane, e udhëhequr nga gjenerali Khalifa Haftar.

Grupi i Haftarit ka thënë se i kanë marrë nën kontroll disa pjesë të kryeqytetit, përfshirë aeroportin ndërkombëtar të Tripolit. Në anën tjetër, qeveria njoftoi se e ka nisur fushatën e sulmeve ajrore kundër rebelëve.

Gjenerali Haftar e ka përkrahjen e Egjiptit, Rusisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Përndryshe, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë refuzuar ta mbështesin rezolutën e Britanisë së Madhe për armëpushim në Libi, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...