Shpërndahen imazhet sekrete të BMW 7 Series 2020 (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e...

Pas imazheve që ia tregonin disa pjesë, tani mund ta shohim në tërësi

Ditëve të fundit, kemi pasur mundësi t’i shohim disa pjesë të BMW 7 Series që lansohet më 2020, transmeton Telegrafi.

E tëra që shihej, ishte pjesa e përparme, një pjesë anësore dhe pjesa e pasme. Vëreheshin ndryshimet, por kjo nuk mjaftonte.

Së fundmi, dikush i afërt me kompaninë BMW, që dyshohet të jetë bashkëpunëtor i ngushtë, ka shpërndarë në Instagram disa fotografi, që e tregon këtë makinë në tërësi.

Aty mund të dallohet grilli dysh sikurse te X7 SUV, si dhe disa opsione të rrotave. Mirëpo, është vetëm një ngjyrë, që nuk besohet të jetë oferta e vetme për këtë model të shumëpritur.

Dritat LED i ka të huazuara nga 3 Series, por të modernizuar për një makinë të kohës, teksa pjesa e pasme ka ndryshime, që duket se janë aplikuar së pari në ndonjë BMW.

Sipas të gjitha gjasave, BMW 7 Series do të prezantohet brenda tre muajve në Gjenevë, që të rivalizojë me Audi A8 dhe Mercedes-Benz S-Class. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...