Romelu Lukaku është vlerësuar si më i miri në ndeshjen mes Belgjikës dhe Danimarkës.
Pas Italisë, Belgjika është skuadra e dytë që ka prerë biletën për në fazën tjetër të Kampionatit Evropian.
Belgjika e mundi 2-1 Danimarkën në sfidën e dytë në Grupin B, për të kaluar në të tetën e finales së “Euro 2020”.
Në këtë ndeshje nuk shënoi Romelu Lukaku, por bëri një paraqitje të mirë, veçuar në 45 minutat e pjesës së dytë.
Dhe kështu, në fund ai u vlerësuar me çmimin e lojtarit të ndeshjes. Kjo është hera e dytë që e fiton në këtë Evropian në po aq ndeshje. /Gazeta Express/
🌟 Romelu Lukaku is recognised for his sensational second-half performance 👏👏👏#EUROSOTM | @Heineken | #EURO2020 pic.twitter.com/9ss0748TjB
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) June 17, 2021


