Shpend Ahmeti s’rri të dëgjojë platformën e Kurtit, shëtitet në Tiranë me Pacollin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Shpend Ahmeti akoma nuk ka vendosur nëse i bie më mirë nëse deklarohet publikisht kundër Albin Kurtit, ai ka bojkotuar prezantimin e platformës për kryetar të partisë nga Kurti.

Shpend Ahmeti ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook se sot gjendet në Tiranë bashkë me nënkryetarin e Prishtinës, Selim Pacollin. Kështu duket të ketë gjetur arsyetim për mungesën  e tij në prezantimin e Albin Kurtit për kryetar të VV’së.

“Bashkë me nënkryetarin e Komunës, drejtorët dhe kabinetin, vizituam Kryetarin e Bashkisë e Tiranës Erion Veliaj. Në këtë takim të përzemërt u njoftuam me projektet që po realizohen aktualisht në Tiranë, si dhe u zotuam për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy kryeqyteteve”, ka shkruar Ahmeti.

Ai kështu ka injoruar plotësisht prezantimin e Albin Kurtit për kryetar të partisë. Njëjtë kanë vepruar i gjith ëkrahu i Dardan Molliqajt, përfshirë këtu edhe ish-kryetarin Visar Ymeri, të cilët publikisht e kishin kundërshtuar kandidimin e Albin Kurtit.

Zgjedhjet për kryetar të Vetëvendosjes pritet të mbahen në shkurt, ndërsa Albin Kurti është kandidati i vetëm për të marrë sërish kreun e Vetëvendosjes së përcarë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...