Shpella ‘fatsjellëse’ që ndodhet në Kosovë: Lokacioni që duhet ta vizitoni patjetër |PAMJE

PUBLIKUAR

Shpella e Gadimës e cila njihet edhe si fatësjellëse, gjendet në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit. E gjatë 1500 metra, kjo shpellë ofron pamje të mrekullueshme për vizitorët e saj, shkruan Gazeta Metro.


Shpella përbëhet nga 3 kate – kati i mesëm që është për vizitorë, kati nënujor dhe kati i sipërm.

Sapo hyni brenda saj, fillojnë pikat e ujit të rrjedhin mbi kokat e vizitorëve, të cilën cicëronët e shpellës, e konsiderojnë si shumë fatësjellëse.

Gjatë verës temperatura në brendi të shpellës është konstante 13 gradë celsius dhe gjatë dimrit 11-13 gradë.

Kristalet te rralla qe gjenden në këtë shpellë nuk gjenden në shumë vende botërore prandaj këto kristale kanë vlerë evropiane, nga madhësia e rritjes së kristalit në një cm për 30,000 vjet kjo tregon se shpella është e vjetër 80,000vjet.

Shpella e Gadimës është një prej lokacioneve më të vizituara në Kosovë, e cila ia vlenë të eksplorohet, pasi që iu ofron një eksperiencë të mrekullueshme.

Andaj edhe këtë verë, kushtoni një ditë ‘Shpellës fatësjellëse’, dhe mësoni gjëra të reja brenda saj./gazetametro.net

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...