Shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, Tesla Roadster do ta zë për 1.9 sekonda (Foto)

PUBLIKUAR

Integrimi i pakos SpaceX Performance, do t’i japë shpejtësi enorme

Elon Muska ka bërë të ditur se gjenerata e dytë e Roadster, do të ofrohet me pakon opcionale SpaceX Performante, që do t’i rrisë edhe më shumë perfomancën e kësaj makine elektrike, transmeton Telegrafi.

E njëjta pako që do të integrohet edhe në Semi, pritet të shfaq forcën dhe të tejkalojë shpejtësinë e makinave me naftë dhe benzinë. Gjatë një postimi në llogarinë e rrjetit social, Musk ka thënë se pavarësisht kësaj pakoje, Roadster i ri do të jetë i fortë dhe i fuqishëm, si dhe super i përditësuar.

Integrimi i SpaceX do t’ia mundësojë që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë t’i zë për 1.9-sekonda, teksa mund të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 400 kilometrave në orë.

Bateria me 200 kWh që mbushet nga tre motorë, i mundëson që të kalojë 997 kilometra pa ndërprerje. Me këto ndryshime, Roadster shumë lehtë mund të hyjë në territorin e hiper-makinave.

Në anën tjetër, nuk bëhen të ditura detajet, apo edhe nëse është duke u punuar në ndonjë prototip. Fotografitë e postuara në Reddit, e shfaqin këtë Tesla pa pjesën e brendshme, që lënë të kuptohet se është një makinë vetëm për prezantim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...