“Shpata e Artë’’ – KFOR, EULEX, Policia do zhvillojnë ushtrim të përbashkët, merr pjesë edhe FSK

PUBLIKUAR

Më 2 dhe 3 korrik 2026, personeli i misionit të udhëhequr nga NATO-ja, KFOR, EULEX, Policia e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, do të zhvillojnë një ushtrim të përbashkët në Kampin Vrelo, të quajtur “Shpata e Artë 2026”.

KFOR, ka njoftuar edhe se, në ushtrim do të marrë pjesë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në përputhje me mandatin e saj fillestar për mbrojtje civile.

“Golden Sabre 2026” do të përfshijë angazhimin e një numri të konsiderueshëm personeli, automjetesh dhe pajisjesh në zonën ku do të zhvillohet ushtrimi, si dhe në afërsi të saj dhe përgjatë rrugëve kryesore përreth.

Ky ushtrim do të testojë zbatimin e kapaciteteve, aftësive dhe procedurave për menaxhimin e krizave në një sërë skenarësh kompleksë të sigurisë, përfshirë edhe ata që lidhen me trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të mjeteve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme.

“Ky ushtrim i përbashkët simbolizon angazhimin tonë të vazhdueshëm dhe të fortë për të nxitur bashkëpunimin dhe koordinimin e ndërsjellë, në të mirë të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”, theksoi komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Özkan Ulutaş.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...