Shoqëria Civile në Lipjan, e kënaqur me zbatueshmërinë e Strategjisë për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun nga ana e Komunës

PUBLIKUAR

Zbatimi i Strategjisë Komunale për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun 2016 – 2018, ishte temë diskutimi sot në një tryezë të rrumbullakët që u organizua në restorant “Centrum” nga OSBE.
Kimete Jashanica nga OSBE tha se strategjia për informim e hartuar dhe aprovuar në vitin e kaluar, është pjesë e projektit të OSBE-së që ka për synim përmirësimin e komunikimit mes institucioneve komunale dhe qytetarëve. Ajo tha se OSBE çmon vullnetin e Kryatrait të Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, që Strategjia për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun (SIMP) është duke u zbatuar mjaft mirë nga ana Komunës, sidomos në ngritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarje dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies në përgjithësi.
Në anën tjetër, Drejtori për Administratë në Komunën e Lipjanit, Fauz Xhemajli, njëherit edhe kryetar i Komisionit për hartimin e SIMP tha se Komuna është angazhuar në vazhdimësi për t’i përmbushur objektivat e parapara me anë të kësaj strategjie, shkruan Komuna Lipjanit. “Ne kemi tejkaluar realizimin e objektivave që janë paraparë me anë të kësaj strategjie dhe një rezultat mjatë të mirë e kemi arritur duke bërë transmetimin e Seancave të Kuvendit të Komunës, drejtëpërdrejtë në kanalin e Komunës në Youtube” është shprehur Drejtori Xhemajli.


Ndërsa Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Vlora Liman Hajnuni njëherit anëtare e komisionit për hartimin e strategjisë, ka theksuar nevojën e diskutimit rreth zbatueshmërisë së këtij dokumenti. Ajo në të njejtën kohë ka kërkuar nga të pranishmit të kontribojnë me propozimet e tyre rreth avancimit të mëtutjeshëm në zbatueshmërinë e kësaj strategjie si dhe tha se të gjitha vërejtjet dhe sygjerimet e dalura nga kjo tryez do të merren parasysh.


Zyrtarët Komunal në këtë tryeze kanë bërë të ditur se Komuna është duke u angazhuar që së shpejti Komuna e Lipjanit të ketë edhe platformën online ku qytetarët do të kenë mundësinë që direkt nga vendi i ngjarjes të dërgojnë ankesat e tyre në institucionin e Komunës.


Pjesë e këtij dikutimi ishin edhe përfaqësues nga shoqëria civile në Komunë e Lipjanit. Muhamet Qeriqi dhe Ylber Reçica nga OJQ POLIS kanë admiruar zbatueshmërinë e SIMP dhe kanë theksuar se Komuna është duke anvancuar vashdimisht në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Ata po ashtu kanë paraqitur edhe propozime të tjera konkrete që do të kontribonin në avancimin e mëtutjeshëm të rritjes së transparencës.


Edhe përfaqësues të tjerë nga shoqëria civile, mediat lokale dhe nga komunitetet kanë vlerësuar lartë zbatueshmërinë e strategjise si dhe kanë dhënë rekomandime shtesë drejt rritjes së mëtutjeshme të trasnaprencës.

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...