Shokon taksisti zviceran: Nuk transportoj shqiptarë të Kosovës

PUBLIKUAR

Në Thurgau një shofer zviceran taksie po përballet me akuza raciste. Për shkak se disa të rinj u rebeluan në kombibusin e tij, ai i zemëruar publikisht ka refuzuar që tani të transportojë shqiptarë të Kosovës

Në qytetin Arbon të kantonit Thurgau buzë liqenit Bodensee një shofer zviceran taksie i indinjuar ka shkruar publikisht në Facebok se nuk pranon të transporton më shqiptarë të Kosovës dhe shtetas të ish Jugosllavisë. 55-vjeçari i cilëson si të pandershëm dhe të pa  respekt duke fyer të gjithë shqiptarët e Kosovës, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch

Shkas për zemërimin e tij ishin disa incidente në të cilat disa të rinjtë dyshohet ta kishin mashtruar dhe ta kishin dëmtuar kombibusin e tij.

Ai kishte shkuar për të marr një grup të rinjve në Cyrih. “Kur arrita pas  një orë e gjysmë në stacionin kryesor ata ishin zhdukur tashmë.”

Pronari  gjithashtu njoftoi për dëmtimin e taksisë. “Tani unë kam vrima në kombibusin tim. Riparimi do të kushtojë më shumë se 1000 franga “, ka treguar i zemëruar zvicerani.

“Klienti është mbret, por për shkak se ju nuk silleni si një mbret, unë kam vendosur që të mos transportoj tani e tutje personat nga Kosova. Ju lutem të më lini vetëm dhe mos më kontaktoni! “, thotë taksisti zviceran

Postimi i zviceranit ishte cilësuar si fyes dhe racist nga disa përdorues në Facebook. Madje ata janë irrituar me një cilësim të përgjithshëm të të gjithë shqiptarëve të Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...